Rreth meje
Kush jam, si punoj dhe çfarë përfshin bashkëpunimi me mua.
Një faqe web e bën biznesin tuaj më të besueshëm
Jam Fatjon Sakaj. Krijoj faqe web moderne, të shpejta dhe responsive, të ndërtuara me HTML, CSS, JavaScript, Bootstrap, PHP dhe MySQL, që duken bukur në çdo ekran, nga telefoni te kompjuteri.
Ju merreni me biznesin, unë me gjithçka tjetër: dizajnin, kodin, hostingun dhe sigurinë.
Fazat e projektit
Çdo projekt kalon në katër faza të përcaktuara.
Analiza e kërkesave
Përcaktojmë qëllimin e faqes, publikun, afatin dhe buxhetin e projektit.
Planifikimi dhe dizajni
Përgatis strukturën dhe dizajnin e faqes, të cilat i miratoni para zhvillimit.
Zhvillimi dhe testimi
Ndërtoj faqen dhe e testoj në pajisje e shfletues të ndryshëm, për shpejtësi dhe saktësi.
Publikimi dhe dorëzimi
Publikoj faqen në domain-in tuaj dhe ju dorëzoj aksesin, bashkë me udhëzimet e përdorimit.
Çfarë përfshin bashkëpunimi
Një bashkëpunim i drejtpërdrejtë, me përgjegjësi të qartë nga fillimi deri në fund.
Një person kontakti
Flisni drejtpërdrejt me personin që e dizajnon dhe e ndërton faqen tuaj.
Nga dizajni te publikimi
Dizajnin, kodin dhe hostingun i marr përsipër unë, nga fillimi deri në fund.
Komunikim i qartë
Pa terma të ngatërruar. E dini gjithmonë çfarë po bëhet dhe pse.
Mbështetje pas dorëzimit
Pas publikimit mbetem i disponueshëm për ndryshime dhe mirëmbajtje.